Gjashtë pasagjerë kanë pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetë në aeroplanin që ishte nisur për në Kanada, që u rrëzua pak pasi ishte nisur jashtë kryeqytetit të Guyanas.
Fluturimi Fly Jamaica bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Cheddi Jagan në Timehri rreth orë 02:00 të kohës lokale, transmeton portali arbresh.info.
Boeing 757, që po barte 126 persona, përfshirë dy fëmijë, u kthye pasi pësoi probleme hidraulike.

Një zëdhënës i linjës ajrore tha se “pësoi një aksident në ulje”, por të gjithë 118 pasagjerë dhe tetë ekuipazh ishin të sigurt.
Ministri i Transportit i Guyanas, David Patterson, tha se ata të lënduar në incident ishin dërguar në spital.
“Ata janë të gjithë në gjendje stabile dhe po mbikëqyren,” u tha ai gazetarëve. “Nuk kishte raporte për eshtra të thyera”.
Ky është avioni i dytë Boeing që u rrëzua në dy javë. Një Boeing 737 MAX 8 i operuar nga Lion Air u rrëzua në det së shpejti pas ngritjes më 29 tetor, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.
Boeing tha se po shqyrtonte incidentin./Arbresh.info/
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...