Donad Trump i cili do të jetë president i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur që të mposht bindshëm Demokratët në të paktën 4 nga 7 Shtetet e Fushëbetejës.
Ish-presidenti republikan George W Bush ka uruar Trump dhe Vance për fitoren e tyre.
Në një postim në platformën X, Bush shkruan: “Pjesëmarrja e fortë në këto zgjedhje është shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike. Ne bashkohemi me bashkëqytetarët tanë në lutjen për suksesin e udhëheqësve tanë të rinj në të gjitha nivelet e qeverisjes.”
Ai gjithashtu falënderon Biden dhe Harris për shërbimin e tyre ndaj vendit. Bush nuk mbështeti kurrë publikisht një kandidat gjatë këtyre zgjedhjeve, por vajza e tij Barbara mbështeti Kamala Harris./abcnews/
/abcnews.al/
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram