Gentiloni: Nëse Rusia nuk bashkëpunon për Sirinë do të izolohet diplomatikisht

21:30 | 28 Shtator 2016
M. A.

Ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni deklaroi sot se shpreson që Moska të bashkëpunojë për të detyruar presidentin sirian Bashar al Assad që të ndalojë dhunën ndaj popullit të tij.

Nëse kjo nuk ndodh, Gentiloni tha se “beson që një ndarje dramatike në nivel diplomatik ndërkombëtar do të jetë  i pashmangshëm dhe se të gjitha këto tryeza bisedimesh me Rusinë do anulohen dhe ajo do t’i kthehet izolimit dhe e gjitha kjo për të kënaqur një diktator i cili është në rrugën e rënies”.

“Unë vazhdoj të shpresoj se është e mundur të rifillojmë negociatat”, tha Gentiloni në programi “Anch’io” të televizionit shtetëror RAI.

Shpërndaje në rrjete sociale