Flukset e gazit rus përmes tubacionit Rrjedha Veriore 1 për në Gjermani do të mbeten të pezulluara përtej të shtunës pasi u zbulua një rrjedhje nafte, tha kompania shtetërore Gazprom.
Gazprom tha se rrjedhja u gjet në stacionin e kompresorit Portovaya dhe se deri në zgjidhjen e këtij problem furnizimet do të mbeten të pezulluara.
Sipas kompanisë, rrjedhja u zbulua gjatë punimeve të mirëmbajtjes në stacion të kryera së bashku me ekspertë të Siemens Energy.
Gazprom kishte njoftuar më 19 gusht se do të ndalonte rrjedhën ndërmjet të mërkurës, 31 gusht dhe të premtes, 2 shtatorit, për shkak të mirëmbajtjes rutinë.
Duke filluar nga qershori, Gazprom filloi të shkurtojë furnizimet e gazit natyror në tubacion.
Përpara se flukset të ndaleshin tërësisht, ato ishin në rreth 20 për qind të kapacitetit.
Zyrtarët gjermanë kanë pohuar vazhdimisht se frenimi i furnizimeve është një përpjekje e Moskës për të ndëshkuar Berlinin për qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./rel/
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?