Ballinat e të gjitha gazetave në Australi kanë qenë të mbuluara vetëm me ngjyrë të zezë të hënën. Këtë e bënë në shenjë proteste kundër masave të qeverisë federale për ta penalizuar raportimin e shkeljeve dhe në disa raste, edhe për ta kriminalizuar gazetarinë.
Kampanja e nisur nga koalicioni australian “E drejta për të ditur”, vjen pas bastisjeve të ndërtesës së televizionit ABC në Sydney dhe shtëpisë së gazetarit të një gazete në qershor, ligjshmëria e të cilave po kërkohet të vërtetohet në gjykata.
Edhe version australian i gazetës britanike “The Guardian” është bërë pjesë e kësaj fushate. Kjo gazetë ka kërkuar që të respektohet e drejta për ta sfiduar vendimin e qeverisë lidhur me lëshimin e urdhër-arresteve për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre nga burgimi për shkak të punës që e bëjnë.
Kuvendi i Australisë i ka miratuar më shumë se 60 ligje që kanë të bëjnë me fshehtësinë dhe spiunazhin në 20 vjetët e fundit. Tash për tash është duke i shqyrtuar ligjet për raportimin e parregullsive. Njëzet e dy ligje të tilla janë miratuar vetëm në dy vjetët e kaluar.
Sipas një sondazhi të bërë nga ky koalicion këtë muaj, 87 për qind e australianëve thanë se është e rëndësishme që Australia të jetë një demokraci e lirë, e hapur dhe transparente, ndërsa vetëm 37 për qind e tyre besojnë që atdheu i tyre është tash për tash një vend i tillë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...