Presidenti turk Tayyip Erdogan, akuzoi të dielën një gazetar të burgosur turko-gjerman se ka qenë një agjent terrorist, në komentet e tij të cilat kanë të ngjarë të shkaktojnë shqetësim të mëtejshëm në Berlin.
Erdogan, duke folur në një takim të një fondacioni islam në Stamboll, tha se gazetari, Deniz Yucel i gazetës Die Welt të Gjermanisë, do të gjykohet nga gjyqësori i pavarur i Turqisë, shkruan Reuters.
Autoritetet arrestuan Yucel, me nënshtetësi të dyfishtë turke dhe gjermane, muajin e kaluar për akuza të propagandës në mbështetje të një organizate terroriste dhe nxitje të publikut ndaj dhunës.
Ai u arrestua pasi ai raportoi për e-mailet që një haker supozohet se i kishte marrë ti ketë marrë nga llogaria private e Berat Albayrak, ministrit të energjisë së Turqisë dhe dhëndrit të Erdoganit.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë