Që nga dita kur amerikanët e doëzuan Afganistanin nën pushtetin e talebanëve, sytë e të gjithë botës janë drejtuar nga katastrofa humanitare që po ndodh atje. Reagimet janë të shumta.
Gjen shumë nga ata që bëjnë thirrje të ndihmohen sa më parë afganët e mbetur në Kabul, të strehohen sa më parë ata që u rrezikohet jeta nga talebanët dhe që predikojnë dhembshuri për qytetarët afganë, të mbetur nën mëshirën e ekstremistëve talebanë.
Por për të kuptuar nëse një person bën propagandë apo vërtet ndjen se afganët duhen ndihmuar, gazetari Mehdi Hasan, drejtues i një emisioni në SHBA dhe me një eksperiencë të gjatë në çështjet ndërkombëtare ka një propozim. Shikoni deklaratat, qëndrimet, apo statuset në rrjetet sociale të një personi para fundjavës së kaluar, kur dolën lajmet e para për evakuimin e afganëve.
Nëse politikani, eksperti, gazetari apo kushdo tjetër ka folur ndonjëherë për afganët para fundjavës së kaluar, atëherë vërtet ka qenë i interesuar për këta njerëz. Nëse reagon vetëm tani, atëherë po derdh lot krokodili dhe bën propagandë.
“Ka një test të shpejtë, për të kuptuar këto kritikat e ashpra, që tregon nëse vërtet iu plas këtyre për Afganistanin apo për afganët. Sa i kanë përdorur politikat, mediat, apo platformat sociale për të folur për afganët apo luftën “para” fundjavës së shkuar, apo rënies së Kabulit?” shkruan Hasan./lapsi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...