Forcat izraelite hapën zjarr ndaj gazetarëve palestinezë ndërkohë që ata po zhvillonin një intervistë me një grua në Rripin e Gazës.
Sipas raportimeve nga terreni, gazetarët ndodheshin në një zonë civile dhe ishin të pajisur me jelekë të shënuar qartë me mbishkrimin “PRESS”, duke i bërë të dallueshëm si pjesëtarë të mediave.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë në mesin e organizatave për të drejtat e njeriut dhe të shtypit, të cilat e kanë dënuar incidentin si një shkelje të rëndë të të drejtave të gazetarëve dhe të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Israeli forces opened fire on Palestinian journalists while they were interviewing a woman in Gaza. pic.twitter.com/nQUNjfpKE0
— Clash Report (@clashreport) September 2, 2025
Ky incident është pjesë e një sërë akuzash të ngritura kohët e fundit kundër ushtrisë izraelite për përdorim disproporcional të forcës në Gaza, veçanërisht ndaj civilëve dhe punonjësve të medias.
“Committee to Protect Journalists” (CPJ) raporton se, deri më 24 korrik 2025, të paktën 186 gazetarë dhe punonjës mediatik janë konfirmuar të vrarë në konfliktin e Gazës.
Nga këta, 178 ishin palestinezë, dy izraelitë dhe gjashtë libanezë. /Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...