Rreth 210 gra nga Siria u trajnuar për rreth 15 ditë nga Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), për të luftuar kundër ISIS.
Gratë mbaruan dje stërvitjen e tyre në një fshat të Sirisë veriore.
Tashmë pas përfundimit të trajnimit të tyre ushtarak, gratë janë gati t’i bashkohen trupave të SDF në betejën kundër Shtetit Islamik.
Në këto 15 ditë trajnimi grave ju mësuan se si të përdornin armët, taktikat dhe ndihmën e parë si dhe luftimin trup më trup, transmeton tema.
Një zëdhënës i SDF tha se ata duan që të çlirojnë zonat e Sirisë nga Shteti Islamik dhe të “thyejnë” mentalitetin mashkullor.

Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...