Në Iran, 133 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 9.996, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.531 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 212.501.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 172.096 persona, ndërkohë që 2.869 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo njoftoi se deri më tani në Iran janë kryer 1.502.525 teste.
Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...