Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA kanë thënë se do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës mbështetje financiare, ushtarake, humanitare dhe diplomatike, për aq kohë sa wshtw e nevojshme.
“Në një kohë kur bota kërcënohet nga përçarja dhe tronditjet, ne, G7, qëndrojmë të bashkuar”, thanë liderët në një deklaratë të përbashkët.
“Ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhimet e qëndrueshme të sigurisë për ta ndihmuar të mbrohet dhe të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike”.
Udhëheqësit gjithashtu u zotuan të shpenzojnë më shumë se 2.8 miliardë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën dhe të vazhdojnë të imponojnë “kosto të rënda dhe të qëndrueshme” ndaj Rusisë.
Për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve të sigurisë ushqimore në mbarë botën, aleanca ka thënë se do të shpenzojë “4.5 miliardë dollarë shtesë për të mbrojtur më të rrezikuarit nga uria dhe kequshqyerja”.
Kjo do të thotë se më shumë se 14 miliardë dollarë do të shpenzohen në përpjekjen për të zgjidhur problemin këtë vit.
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...