Një anije me emigrantë, shumica prej tyre sirianë, është fundosur në brigjet e Libanit. Për pasojë, një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur.
Ushtria ka thënë se në bordin e anijes ishin 39 persona, në mesin e tyre refugjatë sirianë e palestinezë, por edhe shtetas të Libanit.
Refugjatët po tentonin që në mënyrë të paligjshme të arrinin në Qipro, thuhet në komunikatë.
Sipas hetimeve të para, ushtria në portin Abdeh kishte marrë një sinjal për ndihmë në orët e para të së shtunës, nga anija që po fundosej.
Shumica e personave që po udhëtonin me këtë anije u shpëtuan. Kryqi i Kuq në Liban i ka thënë agjencisë DPA se shumica e të shpëtuarve janë dërguar në spital për trajtim. Disa nga ta kanë pasur probleme me frymëmarrje
Rama priti në takim kryetarin e Shoqatës së Zjarrfikësve të ...
Serbia pengon subvencionimin e bujqëve në Luginë nga Qeveria...
Guardiola: City, klubi i fundit që do ta menaxhoj
Punëtorët në Francë në grevë/ Ndërpritet energjia elektrike
Sa paguhet deputeti në Shqipëri?
Këshilli për Demokraci nën drejtim e Presidentes Osmani, dis...