Zëvendësministri i punëve të jashtme të Iranit thotë se situata tek aleati i saj Siria është shumë e komplikuar, në kohën kur po rriten shqetësimet për zgjerimin e luftës në rajon.
“Frika nga lufta është kudo në rajonin tonë”, Abbas Araqchi tha për BBC.

Kjo deklaratë vjen pasi Izraeli shënjestroi vende iraniane në Siri më parë këtë muaj, transmeton portali arbresh.info
Araqchi tha se prezenca e Iranit në Siri nuk ka për qëllim krijimin e një fronti të ri kundër Izraelit, por të luftojë terrorizmin.
“Vetëm imagjinoni nëse nuk do ishim atje. Tani do të kishit Daesh [grupin e Shtetit Islamik] në Damask, dhe ndoshta në Bejrut dhe vende të tjera”, tha ministri.
Ai shprehu keqardhje për vuajtjet në periferi të Damaskut të Ghouta ku bombardimet siriane gjatë ditëve të fundit kanë vrarë një numër civilësh./Arbresh.info/
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...