Dje Presidenti amerikan Donald Trump mbushi 74 vjet, por kurreshtja për shëndetin e tij sa vjen e shtohet, derisa paraqitjet e tij shpeshherë ngrisin pyetje nëse Presidenti amerikan është në gjendje të mirë shëndetësore.
Paraqitja e tij gjatë të dielës ringjalli këto pyetje, në ndërkohë që Presidenti po bëhet gati për një fushatë të zjarrtë për rizgjedhjen si President i SHBA’ve.
Detajet për shëndetin e tij çdoherë janë një mister, por Presidenti shfaqet energjik gjatë tërë kohës, madje në shumicën e rasteve nuk përkon me moshën që ka. Rezultatet e një rutine shëndetësore të Trump thanë se ai kishte mbipeshë, rreth 110 kg, por sipas mjekëve nuk kishte asgjë shqetësuese.
Por paraqitja e tij në akademinë ushtarake amerikane në ëest Point, Neë York, ngriti pyetje të reja në lidhje me shenjat e dukshme të paqëndrueshmërisë, problemet e ekuilibrit dhe disa probleme gjatë shqiptimit. Meqenëse Trump gjatë gjithë kohës ka ‘përqeshur’ shëndetin dhe mprehtësinë e kundërshtarit të tij demokrat Joe Biden, i cili është 3 vjet më i moshuar se Trump, por si duket problemet shëndetësore të dy kandidatëve do peshojnë shumë në fushatën e ardhshme.
Videoja që tregonte Trump duke ecur me vështirësi pasi mbajti një fjalim në West Point, bëri që Presidenti të dilte me një sqarim në Twitter.
‘Vendi ku zbrita pas fjalimit tim të ëest Point Commencement ishte shumë e gjatë dhe e pjerrët, nuk kishte parmak dhe më e rëndësishmja, ishte shumë e rrëshqitshme”, shkroi Trump.
Por reporterët që ndodheshin në vendngjarje thanë se moti ishte i thatë, dhe nuk kishte ndonjë pjerrtësi të madhe aty nga zbriti Presidenti.
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...