Gjermania nga sot hyn në një fazë të “mbylljes së lehtë” pas rritjes së numrit të infeksioneve me COVID-19.
Gjermania kalon në modalitetin e “mbylljes së lehtë” sot, pasi agjencia e kontrollit të sëmundjeve të vendit regjistroi 12,097 infeksione të reja të konfirmuara me Covid-19 në 24 orët e fundit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Baret, kinematë, teatrot, muzetë, palestrat e fitnesit dhe pishinat do të qëndrojnë të mbyllura nga sot, ndërsa kafenetë dhe restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime të gatshme.
Takimet në publik janë të kufizuara në dy familje dhe jo më shumë se 10 persona. Ndryshe nga bllokimi i parë në pranverë, shkollat dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura.
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...