Incidenti ndodhi të mërkurën në burgun Pademba, duke lënë të vdekur 5 të burgosur dhe 2 roje
Së paku 7 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një rebelimi në një burg në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown, transmeton AA.
Deri tek incidenti erdh pasi të burgosurit u përpoqën të arratisen, duke pretenduar se disa të burgosur të rinj janë të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), njoftoi sot rrjeti afrikan i lajmeve (ANN).
Incidenti ndodhi të mërkurën në burgun Pademba, duke lënë të vdekur 5 të burgosur dhe 2 roje.
Sipas policisë, një pjese të burgut që strehon 2.000 persona iu vu zjarri nga disa të burgosur.
Mediat theksuan se trazirat shpërthyen pasi disa të burgosur u përpoqën të arratisen nga frika se mund të kontraktojnë COVID-19 nga disa të burgosur tjerë. Raportet theksuan se disa të burgosur të rinj kishin simptoma të pandemisë.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, Sierra Leone deri më tani ka konfirmuar 104 raste të infektuara me COVID-19 dhe 4 vdekje.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër