Qindra protestues kanë marshuar në Francë kundër lideres së ekstremit të djathtë dhe kandidates për presidente, Marine Le Pen.
Ata kanë protestuar duke thënë se nëse Le Pen zgjidhet presidente e Francës, liritë themelore në vend do të zhduken, transmeton portali arbresh.info.
Protesta nuk ka kaluar pa incidente pasi disa protestues kanë hedhur bomba zjarri ndaj policisë në lagjen periferike të Parisit, Aubervilliers. Zyrtarët janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Le Pen ka shprehur dëshirën e saj për të larguar Francën nga Bashkimi Europian dhe është një nga pretendentet kryesore në zgjedhjet presidenciale./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...