Francezët ngjajnë të pakënaqur me kandidatët e tyre për zgjedhjet presidenciale, prandaj kanë kërkuar që ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, të marrë në dorë ‘frerët’ e vendit.
Një faqe interneti ka filluar një peticion që të kërkojë kandidimin e Obamës për president në Francë, transmeton portali arbresh.info.
Kjo faqe kërkon rreth 1 milion njerëz që të nënshkruajnë peticionin para 15 marsit në mënyrë që Barack Obama të bindet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale në Francë.
Kur janë pyetur pse duan që të kandidohet Obama, përgjegjësit e kësaj faqe internet kanë thënë se ai e ka ‘CV-në më të mirë në botë për këtë punë’.
Të kontaktuar, përsonat pas kësaj fushate, kanë thënë se ‘do të befasoheshin nëse një gjë e tillë do të ndodhte në të vërtetë’, megjithatë ata kërkojnë nga votuesit francezë që të mendojnë mirë për të ardhmen para se të votojnë./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim