Me shumë gjasë, Franca do të përballet me një valë të 4-t të koronavirusit për shkak të përhapjes së variantit delta, i identifikuar fillimisht në Indi. Këtë e tha këshilltari shkencor i qeverisë, profesor Arnaud Fontanet.
Sipas tij, vala e 4 mund të godasë Francën në fillim të vitit të ri shkollor. Megjithatë, eksperti i shëndetësisë mendon se fushata e vaksinimit do të ndihmojë në zbutjen e efekteve të valës së re të pandemisë.
“Mesazhi lidhur me vaksinimin është ekstremisht i rëndësishëm pasi me dy doza të vaksinës të cilat parandalojnë shtrimet në spital në 95 për qind të rasteve, ka shumë mundësi të parandalojmë që kjo valë e 4-t të mos shtojë presionin në spitale, të shkaktojë ndërlikime të rënda apo edhe vdekje”.
Infektimet me Covid-19 po bien në Francë, me rreth 1800 raste të reja të raportuara mesatarisht çdo ditë. Kjo përfaqëson 3 për qind të mesatares ditore, të raportuar në kulmin e valës së trete, në muajin nëntor.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...