Qytetarët francezë janë zënë nga paniku pasi në derën e një xhamie në qytetin Pont-de-Beauvoisin në jug të Francës është vendosur koka e prerë e një derri.
Sipas gazetës lokale “Le Dauphine”, besimtarët të cilët kanë shkuar në xhami për ta falur namazin kanë hasur kokën e derrit, të varur në derën e xhamisë.
Bëhet e ditur se Shoqata e Xhamisë do të paraqesë ankesë penale ndërsa edhe zyrtarët e policisë kanë filluar hetimet lidhur me rastin. Kjo xhami ishte sulmuar edhe më parë, kur në vitin 2014 në të ishin shkruar mbishkrime raciste. /bw/Arbresh.info

Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...