Fëmijët francezë janë kthyer në shkolla dhe udhëtimet brenda vendit janë të lejuara tash, ndërsa Qeveria e Francës ka zbutur masat pas mbylljes së tretë që kishte aplikuar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.
Qytetarët tash e kanë të lejuar të udhëtojnë kudo nëpër Francë, ndryshe kur ishte mbyllja e u lejohej udhëtimi vetëm 10 kilometra larg shtëpisë.
Ata më nuk kanë nevojë të mbajnë një formë me arsye për udhëtim.
Mbyllja e tretë, që ishte pak më e butë se dy të parat, hyri në fuqi në mars.
Ndërkohë autoritetet franceze kanë vendosur të mbajnë në fuqi orën policore.
Ora policore është në fuqi nga ora 19:00 deri në ora 06:00 në gjithë Francën dhe çdo shkelje rezulton me gjobë 135 euro.
Sipas planit të Qeverisë, faza e ardhshme e zbutjes së masave do të jetë më 19 maj, kur ora policore pritet të shtyhet nga ora 21:00 deri në ora 06:00, ndërsa do të lejohen shërbime në ambiente të jashtme në kafene e restorante, si dhe tifozët do të lejohen të kthehen në arena sportive.
Franca aktualisht po regjistron rreth 25 mijë raste të reja ditore me koronavirus, ndërsa numri i rasteve të pacientëve në kujdes intensiv ka rënë përfundi 5600.
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...