Rreth 92 mijë familje në Francën veriore akoma mbeten pa energji elektrike pasi stuhia “Goretti” përfshiu të gjithë vendin.
Operatori i rrjetit të energjisë elektrike Enedis tha se energjia elektrika është rikthyer në më shumë se tre të katërtat e 380 mijë shtëpive të prekura fillimisht nga stuhia.
Megjithatë, ndërprerjet vazhdojnë në disa rajone veriore dhe veriperëndimore të vendit, duke përfshirë Manche, Calvados, Seine-Martime, Euro dhe Orne.
Ekipet e riparimit akoma po punojnë për të rikthyer plotësisht furnizimin.
Stuhia gjithashtu ka ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike. Sipas transmetuesit publik Franceinfo, kompania elektrike EDF nuk ka prodhuar energji në termocentralin bërthamor Flamanville që nga nata e së enjtes.
Stuhia “Goretti” solli erëra shumë të fuqishme, me shpejtësi që arrinin rreth 200 kilometra në orë në pjesë të ndryshme të vendit.
Një shpejtësi maksimale e erës prej 213 kilometra në orë u regjistrua në Gatteville në rajonin e Normandisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Francës njoftoi se gjashtë persona u plagosën lehtë si pasojë e stuhisë.
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë