Franca është duke u përpjekur të bindë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për t’u takuar me liderin palisteniz Mahmoud Abbas në Paris.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm Jean-Marc Ayrault i cili ka theksuar se është duke u përpjekur për të ringjallur bisedimet për paqe mes dy palëve, transmeton arbresh.info.
Izraeli e ka refuzuar ftesën e Parisit për të marrë pjesë në një konferencë për paqe në Lindjen e Mesme para Krishlindjeve, duke thënë se qëllimi i bisedimeve të drejtpërdrejta me palestinezët është çmenduri.
Megjithatë, Parisi mbetet i vendosur të organizojë konferencën.
Ayrault ka konfirmuar që ftesat për Netanyahu dhe Abbas ishin dërguar për të marrë pjesë në një takim sy në sy. Diplomati tha se Izraeli është përgjigjur negativisht, por presidenti Hollande do të thërrasë Netanyahu dhe presidentin e SHBA-ve Barack Obama për të diskutuar çështjen. /Arbresh.info
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...