Azilkëruesit në Francë kanë arritur një shifër rekord prej 100 mijë sosh vetëm gjatë vitit të kaluar.
Shifrat janë bërë të ditura nga autoritetet franceze, pasi qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ngriti legjislacionin e ri të debatuar për imigracionin, transmeton portali arbresh.info
Zyrtarët thanë se shkalla e kërkesave është “historike”, ndërsa kanë theksuar se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të aplikantëve, pavarësisht se vendi i tyre konsiderohet i sigurt.
Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të aplikantëve për azil në Francë gjatë vitit të kaluar, me më shumë se 7,600 të rritur, të cilët së shpejti pritet të deportohen.
Afganët përbëjnë grupin e dytë më të madh, ndjekur më pas nga emigrantët nga Haiti, Guiana dhe Sudani./arbresh.info/
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...