Megjithatë, numri i madh i zogjve bëri që për disa momente të bllokohet pamja, e në veçanti për shoferët që assesi nuk mund të lëviznin.
Banorët e një fshati të vogël në Francë ishin dëshmitarë të një “spektakli”, që u dhuruan qindra mijëra zogj që fluturuan mbi një fermë në Ludes, në pjesën verilindore të vendit.
Megjithatë, numri i madh i zogjve bëri që për disa momente të bllokohet pamja, e në veçanti për shoferët që assesi nuk mund të lëviznin.
Por ky moment i rrallë nuk i shpëtoi fotografëve të fshatit me vetëm 700 banorë, të cilët arritën të realizojnë disa imazhe artistike që në shikim të parë duken si të pavërteta për faktin se ka shumë zogj.
Gjatë këtij muaji raste të tilla mund të shihen edhe në disa zona të Britanisë së Madhe, kurse ky moment është i preferuari i fotografëve e në veçanti të atyre të jetës së egër që pëlqejnë të fotografojnë zogjtë.

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë