Franca publikon bilancin ditor të koronavirusit, rënie drastike e numrit të vdekjeve

20:19 | 19 Prill 2020
A Z

Franca sot raportoi 395 vdekje nga koronavirusi brenda 24 orësh, pasi numri i të hospitalizuarve vazhdoi një rënie të ngadaltë.

Vdekjet e reja – 227 në spitale dhe 168 në shtëpi të të moshuarve – sollën numrin e përgjithshëm të vdekjeve të epidemisë në Francë në 19,718, u tha gazetarëve zyrtari i lartë shëndetësor Jerome Salomon, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Salomon shtoi se numri i përgjithshëm i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv ra për 11-të ditë me radhë, në 5.744 – niveli më i ulët që nga 30 marsi.

Rënia e rasteve të reja erdhi në kohën kur u shfaqën gjurmë virusi në ujin jo të pijshëm në Paris – i përdorur për pastrimin e rrugëve.

Sidoqoftë, uji i pijshëm nuk është kontaminuar nga koronavirusi dhe mund të pihet, tha një zyrtar i qytetit sot.

Shpërndaje në rrjete sociale