Ministrat e jashtëm të Francës, Polonisë dhe Gjermanisë janë takuar në Paris për të diskutuar forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së Evropës.
Ata folën gjithashtu për ringjalljen e të ashtuquajturit Trekëndëshi i Weimarit. një grupim rajonal prej kohësh i fjetur i krijuar për të promovuar bashkëpunimin midis tre vendeve.
Gjithashtu, kryeministri polak Donald Tusk u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.
Tusk tha se donte të “rigjallëronte” lidhjet e vendit të tij me partnerët e huaj.
Takimet u zhvilluan pasi Donald Trump sugjeroi që anëtarët e NATO-s të cilët nuk shpenzojnë të paktën 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) në mbrojtje, nuk duhet të presin ndihmë nga Shtetet e Bashkuara nëse ai bëhet përsëri president./euronews
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit