Ndërtimi i të ashtuquajturit fshati i Alzheimerit ka nisur në jugperëndim të Francës, raportojnë mediat lokale.
Projekti, i pari i këtij lloji në Francë do të mirëpresë 120 pacientë me t’u përfunduar në fund të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.
Kjo do të jetë një strukturë e hapur dhe do të ofrojë terapi alternative, në afërsi të qytetit të Dax-it.
Ndërtimi është inspiruar nga një eksperiment i ngjashëm në një fshat në afërsi të Amsterdamit në Holandë.
Çdo gjë do të zbatohet në fshat “për të ruajtur pjesëmarrjen e banorëve në jetën shoqërore”, tha për gazetën Le Monde, profesor Jean-François Dartigues, neurolog dhe epidemiolog në spitalin universitar të CHU Pellegrin në Bordeaux.
Alzheimeri dhe demencat e lidhura prekin më shumë se një milion pacientë në Francë, me mbi 200,000 raste të reja të diagnostikuara çdo vit, thotë Shoqata e Alzheimer-it të Francës.
Asnjë nga trajtimet aktualisht nuk mund të ndalojë sëmundjen./Arbresh.info/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...