Franca ka mohuar pretendimet e një ndërtimi të një force ushtarake kundër forcave turke në Siri, duke tentuar të zbusë tensionet mes aleatin e NATO-s, Turqinë.
Presidenti francez, Emmanuel Macon ka zemëruar Turqinë duke u takuar me rebelët sirianë në Paris, përfshirë edhe luftëtarët kurdë, të cilët Turqia i konsideron terroristë, transmeton portali arbresh.info
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kundërshtuar me zemërim Emmanuel Macronin, të cilit i ka thënë se po tejkalon “limitet “ e tij.
Një zyrtar francez presidencial tha se reagimi i Turqisë nuk ishte befasi duke pasur parasysh “ndjeshmërinë” rreth dhunës separatiste kurde në Turqi.
Megjithatë, zyrtari këmbënguli që ofensiva turke kundër forcave të opozitës në Sirinë veriperëndimore “duhet të ndalet”. Zyrtari argumentoi se operacioni po rrezikon fushatën ushtarake më të gjerë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik.
Përderisa Presidenti amerikan, Donald Trump tha se SHBA-të do të largohen nga Siria “shumë shpejt”, Franca këmbëngul se ekstremistët e Shtetit Islamik mbetën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare./arbresh.info/
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...