Organet hetuese të Francës kanë lëshuar një urdhër arresti kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve.
Kështu I tha Reutersit një burim ligjor të martën vonë.
Mandati u lëshua më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një shtetas franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.
Ky është urdhërarresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham (HTS).
Në nëntor 2023, gjykatësit francezë kishin lëshuar një urdhër-arrest të parë kundër Bashar al-Assad me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.
Ai pasoi një hetim francez për sulmet kimike në Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht 2013 që vranë më shumë se 1,000 njerëz.
Qeveria e Assadit në të kaluarën ka mohuar përdorimin e armëve kimike kundër kundërshtarëve të saj në luftën civile, e cila shpërtheu në mars 2011./Reuters/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...