Franca ka lëshuar një dekret që kufizon qasjen në majën e malit më të lartë të vendit, Mont Blanc.
Si rezultat i mbipopullimit dhe rreziqeve të sigurisë, alpinistët nuk do të lejohen në “Rrugën Mbretërore” popullore të pikut për tetë ditët e ardhshme, thanë zyrtarët, transmeton portali arbresh.info.
Por alpinistët që kanë rezervuar akomodim në rrugë, do të lejohen të ngjiten.
Shqetësime janë ngritur kohët e fundit mbi numrin e turistëve që vizitojnë Mont Blancun në verë.
Kufizimet, të paraqitura të shtunën, do të thotë se vetëm alpinistët që mund të provojnë se ata tashmë kanë një rezervim në strehën e lartësisë, të njohur si Gouter, do të lejohen të dalin për në majë të Mont Blanc nëpërmjet rrugës më të lehtë dhe më të frekuentuar.
Autoritetet për rajonin Haute-Savoie thanë se kapaciteti brenda natës i 120 personave shpesh ishte tejkaluar, gjë që paraqiste rreziqe “të sigurisë dhe rendit publik”.
“Qasja në majën e Mont Blanc nëpërmjet kësaj rruge … lejohet vetëm për ata që kanë një rezervë në strehën e Gouter”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Kufizimet e përkohshme janë në vend për të siguruar që alpinistët të kenë strehim adekuat për një qëndrim brenda natës, shton ajo./Arbresh.info/
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...
“Shkurt, po, jo, mos filozofo” – ZPS zbardh 9 përgjime të Th...
Policia e Kosovës sqaron dhe mohon lajmet e rreme për të sht...
Një muaj paraburgim për dy punonjës të KEDS-it të dyshuar pë...