Franca deri me tani ka sekuestruar 23.7 miliardë euro prona në pronësi të shtetasve rusë në territorin e saj, duke përfshirë pasuri të paluajtshme me vlerë 573.6 milionë euro, mësoi sonte agjencia AFP nga burime pranë Ministrisë Franceze të Ekonomisë dhe Financave.
Lista e përditësuar përfshin 22.8 miliardë euro që janë bllokuar në llogaritë franceze të Bankës Qendrore të Rusisë. Kësaj i shtohen edhe 178 milionë euro në llogari të ndryshme bankare, transmeton portal arbresh.info
Franca ka sekuestruar katër anije mallrash, katër jahte, me një vlerë totale prej 125.2 milionë euro, gjashtë helikopterë me vlerë më shumë se 60 milionë euro, si dhe vepra arti me vlerë shtatë milionë euro.
Autoritetet franceze kanë sekuestruar 33 prona dhe një duzinë prona të tjera me vlerë rreth 24 miliardë euro duhet t’i shtohen listës së shpejti.
Vendet perëndimore kanë miratuar disa paketa sanksionesh ekonomike kundër Rusisë, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Vendet e Bashkimit Europian kanë deklaruar se kanë ngrirë të paktën 29.5 miliardë euro në asete ruse dhe bjelloruse si pjesë e sanksioneve.
BE ka forcuar listën e zezë të objektivave ruse të sanksioneve. Lista përfshin më shumë se 217 oligarkë të afërt me presidentin rus Vladimir Putin./arbresh.info/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...