Mediat lokale franceze kanë raportuar se një ushtare ka thënë se është sulmuar seksualisht gjatë një kokteji në pallatin Elysee në muajin korrik.
I akuzuari, po ashtu ushtarja janë marrë në pyetje, mirëpo nuk është ngarkuar me akuza zyrtarisht, raporton AFP transmeton arbresh.info
Prokurorët francezë kanë nisur një hetim lidhur me një dyshim, për përdhunim në pallatin presidencial në Paris.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e kishte përcjellë më herët këtë ngjarje, që po mbahej për stafin që po largohej.
I akuzuari lidhur me këtë veprim, po ashtu një ushtar, është marrë në pyetje, mirëpo ndaj tij ende nuk është ngritur padi, thonë raportet e mediave.
Edhe i akuzuari edhe viktima kanë punuar si pjesëtarë të sigurisë së lartë në pallatin presidencial, derisa të dyve tashmë u janë ndërruar pozitat e punës, ka bërë të ditur pallati.
Në vitet e fundit, një numër i madh i skandaleve me sulme seksuale kanë tronditur shoqërinë franceze. /arbresh.info/
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...