Franca synon të ndjekë shembullin e Australisë dhe të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët, duke filluar nga viti shkollor 2026.
Sipas mediave ndërkombëtare, një projektligj që parasheh ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën moshën 15 vjeç pritet t’i nënshtrohet verifikimeve ligjore dhe të diskutohet në parlament në fillim të vitit të ardhshëm, raporton The Guerdian.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur hapur mbështetjen për këtë nismë, duke theksuar se Franca duhet të veprojë shpejt pas vendimit historik të Australisë, e cila në dhjetor ndaloi përdorimin e platformave si Facebook, Snapchat, TikTok dhe YouTube për të miturit nën 16 vjeç.
Sipas raportimeve të Le Monde dhe France Info, projektligji përfshin dy masa kryesore: ndalimin e rrjeteve sociale për nën-15-vjeçarët dhe ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme, ku mësojnë nxënësit e moshës 15–18 vjeç. Telefonat janë tashmë të ndaluar në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta.
Projektligji pritet t’i paraqitet Këshillit të Shtetit të Francës për shqyrtim ligjor, ndërsa sindikatat e arsimit do të konsultohen lidhur me ndalimin e telefonave në shkollat e mesme.
Qeveria franceze synon që ndalimi i rrjeteve sociale të hyjë në fuqi nga shtatori i vitit 2026. Në dokument theksohen rreziqet e përdorimit të tepruar të ekraneve nga të rinjtë, përfshirë ekspozimin ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, bullizmin online dhe çrregullimet e gjumit.
Macron ka deklaruar më herët se ekziston një “konsensus në rritje” për këtë çështje, duke paralajmëruar se përdorimi i tepruar i ekraneve ndikon negativisht në suksesin shkollor dhe shëndetin mendor të të rinjve.
Pas vendimit të Australisë, edhe vende të tjera evropiane, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, po shqyrtojnë masa të ngjashme për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...