Franca do të dërgojë furnizime me karburant në Ukrainë së bashku me pajisje mbrojtëse për të mbështetur rezistencën e vendit ndaj pushtimit rus, deklaroi Pallati Élysée pa një takimi të pjesshëm të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes.
Në deklaratë nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi pajisjet mbrojtëse, por burimi i Pallatit Presidencial u tha gazetarëve se kjo mund të përfshijë edhe armë antitank.
Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes ra dakord gjithashtu të ngrijë asetet financiare të rusëve të shënjestruar nga sanksionet dhe njoftoi masa për të “luftuar propagandën nga ndikuesit dhe mediat ruse në tokën evropiane”, thuhet në deklaratë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar për “forcim të sanksioneve ekonomike dhe financiare” në përputhje me BE-në dhe SHBA-në./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...