Franca po dërgon sisteme anti-raketash, sisteme anti-dronë dhe një fregatë në Qipro për të forcuar mbrojtjen e saj, raporton nga Agjencia e Lajmeve të Qipros.
Sipas raportimeve Presidenti qipriot, Nikos Christodoulides, u informua nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me të cilin zhvilloi dy biseda telefonike dje, gjatë të cilave paraqiti një kërkesë përkatëse.
Sipas të njëjtave informacione, Presidenti Macron e informoi homologun e tij se vendi i tij po dërgon sisteme anti-raketash, sisteme anti-dronë dhe një fregatë në ishull, ndërsa së shpejti do të dërgojë një fregatë të dytë.
Presidenti i Republikës i bëri gjithashtu një kërkesë për dërgimin e një fregate në Qipro Kancelarit gjerman, Friedrich Merz gjatë një bisedë telefonike, për të cilën iu përgjigj pozitivisht dhe vendimi përkatës i Qeverisë Gjermane pritet menjëherë.
Gjysmëhëna e Kuqe: 787 njerëz të vrarë në katër ditë
Diva e muzikës, Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ...
Takimi me Abdixhikun, Kurti: Kur ka diçka të re do të ju njo...
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridori...
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në m...