Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe Hercegovina pasi ata kishin rrahur vajzën e tyre dhe ia kishin qethur flokët vetëm për shkak të vendimit të saj, që të martohej me një serb. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme Franceze, njoftoi Reuters.
Në komunikatën e ministrisë thuhet se pesë anëtarë të familjes së vajzës, të cilët jetonin në qytetin lindor të Besancon, u deportuan në Sarajevë këtë mëngjes, më 24 tetor.
“Ky dëbim nga territori kombëtar është pasojë e sjelljes së papranueshme të familjes në gusht të këtij viti, përkatësisht rrahjes dhe rruajtjes së flokëve të një vajze që ishte e dashuruar me një të ri serb, një person i një feje tjetër,” sqaroj ministria.
Deklarata shton se vajza e mitur do të mbetet nën përkujdesje të shërbimit social dhe pasi të mbushë moshën madhore, ajo do të fitojë të drejtën e qëndrimit në Francë.
Mediat franceze njoftuan në gusht të këtij viti se familja boshnajke Zairoviç kishte rrahur një vajzë myslimane 17-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ia kishte rruar flokët vetëm sepse ajo dëshironte të martohej me një serb 20-vjeçar. /REL
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...