Franca ka shfaqur dozë të lartë të besimit se marëveshja për Brexit mund të arrihet, ndonëse jo në orët e vona të së mërkurës kur edhe pritet të takohen liderët evropianë në Bruksel, pasi kufiri irlanedez vazhdon të jetë një nga çështjet kyçe për t’u zgjidhur, ka thënë një zyrtar i presidencës së Francës.
“Ne besojmë se ideja e marrëveshjes mund të arrihet, ndonëse ka mundësi të mos ndodhë të mërkurën në mbrëmje”, ka thënë një zyrtar për gazetarët.
“Ne veçse e kemi thënë në Salsburg se jemi në momentin e së vërtetës, koha është duke kaluar”, ka thënë ai.
Sipas tij, shtyrja e negociatave për Artikullin 50 përtej 29 marsit të vitit 2019 nuk është e “mirëpritur” ndonëse është e mundshme ligjërisht.
Ai ka thënë se Franca, e cila ka një qëndrim të ashpër sa i përket ruajtjes së një fronti të bashkuar evropian, pret që 27 liderët e BE-së t’i dërgojnë Britanisë një mesazh “urgjent” të mërkurën.
Në samitin e fundit në Austri, presidenti francez, Emmanuel Macron e pati cilësuar planin e kryeministres britanike, Theresa May si të “papranueshëm” dhe ka quajtur përkrahësit pro Brexitit “gënjeshtarë” që e kanë paraqitur Brexitin si proces të lehtë para publikut.
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së d...
Alban Hyseni bën betimin si kryetar i Gjilanit: Do t’i shërb...
Liderët fetarë nënshkruan deklaratë kundër dhunës gjinore, a...
Sylvinho: Arritje historike – kualifikimi në ‘play-off...
Ramiz Lladrovci betohet për herë të katërt si kryetar i Dren...
U pajtuan? Dafina kështu e uron Labin në 25-vjetorin e karri...