Franca është duke u përgatitur për protesta të reja anti-qeveritare, me rreth 90,000 mijë policë në rrugë.
Rreth 8,000 oficerë policie dhe 12 autoblinda do të vendosen vetëm në Paris, kur dyqanet janë mbyllur sikurse edhe Kulla e Eiffelit, transmeton portali arbresh.info.
Lëvizja e ‘jelekëve të verdhë’ nisi tre javë më parë në kundërshtim të rritjes së çmimit të karburanteve, por ministrat thonë se është rrëmbyer nga protestuesit ‘ultra të dhunshëm’.
Javën e shkuar qindra persona janë arrestuar e shumë të tjerë janë lënduar nga dhuna në Paris.
Këto ishin disa nga përplasjet më të këqija të rrugëve që shiheshin në kryeqytet për dekada të tëra.
Autoritetet padyshim nuk e nënvlerësojnë kërcënimin.
Në fundjavën e kaluar, 65,000 oficerë të sigurisë në të gjithë vendin u rritën në 89,000, ndonëse ministri i brendshëm Christophe Castaner tha se priste më pak protestues sesa fundjavën e kaluar, ndoshta rreth 10,000 mbarëkombëtare.
Ai tha: “10,000 nuk janë populli, nuk është Franca.”
Forcat e sigurisë do të duan të parandalojnë një përsëritje në kryeqytet, ku u vandalizua Harku i Triumfit, policia u sulmua dhe makinat u përmbysën dhe u dogjën fundjavën e kaluar./Arbresh.info/
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu