Çmimin mediatik “Fotoja e vitit” e mori fotografia e oficerit turk të policisë, që vrau më 19 dhjetor ambasadorin rus, Andrey Karlov.
Ajo ishte një pamje shpërthyese, e cila foli fort dhe qartë për forcën e urrejtjes në ditët tona, ka qenë argumenti i dhënë nga anëtarja e jurisë, Mary F. Calvert.
Kolegia e saj, Tanya Habjouqa mendon se paneli u tregua mjaft i guximshëm në zgjedhjen e tij.
“E dimë se vendimi ynë mund të ngjallë debate, – u shpreh ajo, – por them se duhet t’i kemi edhe të tilla diskutime”.
Karlov, i dërguari i Rusisë në Turqi që prej vitit 2013 ishte ftuar të mbante fjalën në çeljen e një ekspozite arti në kryeqytetin turk, kur u qëllua për vdekje nga Mevlut Mert Altintas.
Të gjithë u ulën në tokë sapo dëgjuan të shtënat, por fotografi i “Associated Press”, Burhan Ozbilici qëndroi në këmbë për të kryer punën e tij.
“Në situata të vështira, unë ruaj qetësinë”, ishte komenti i tij. “Kam përgjegjësinë të mbuloj ngjarjen, pavarësisht të gjithave”.
Fotot e Ozbilicit fituan mes 80 mijë të tjerave nga e gjithë bota. Çmimi i sjell atij, bashkë me nderimet, edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh.
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...