Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka publikuar një foto në të cilën shihet vendosmëria e ukrainasve për të kundërshtuar pushtimin rus.
Kryesiplomati Kuleba, përmes fotos ka treguar se si civilët bllokojnë rrugën për pushtuesit rusë në Enerdogar, shkruan arbresh.info
“Kjo është një luftë e vërtetë popullore për Ukrainën. Putin nuk ka asnjë shans për ta fituar atë. Në këtë foto civilët bllokojnë pushtuesit rusë në Energodar. Një nga qindra foto dhe video të tilla. Ne kemi nevojë për partnerë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. Sidomos në ajër. Mbylleni qiellin tani!”, ka shkruar Kuleba.

Ndryshe, në ditën e tetë, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus. / arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...