Forcat ruse kanë vijuar me sulmet ajrore në qytetet binjake Sievierodonetsk dhe Lysychansk të shtunën, duke goditur një fabrikë kimike ku mbetën të bllokuar qindra civilë.
Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se forcat ruse sulmuan zonën industriale të Sievierodentsk dhe gjithashtu u përpoqën të hynin dhe të bllokonin Lysychansk.
“Kishte një sulm ajror në Lysychansk. Sievierodonetsk u godit nga artileria”, tha Gaidai në Telegram, duke shtuar se fabrika kimike Azot në Sievierodonetsk dhe fshatrat Synetsky dhe Pavlograd dhe të tjerë u bombarduan.
Ai nuk foli për viktima të mundshme në fabrikën kimike Azot.
Gaidai tha se 17 persona u evakuuan të premten nga Lysychansk nga oficerë policie, shpëtimtarë dhe vullnetarë.
Ukraina tha të premten se trupat e saj ishin urdhëruar të tërhiqeshin nga Sievierodentsk, një qytet kyç i fushëbetejës, pasi kishte mbetur shumë pak për t’u mbrojtur pas javësh luftimesh intensive. /abcnews.al
Grupi Parlamentar i LDK-së mblidhet në seli
Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn
Gjysmëhëna e Kuqe: 787 njerëz të vrarë në katër ditë
Diva e muzikës, Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ...
Takimi me Abdixhikun, Kurti: Kur ka diçka të re do të ju njo...
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje