Një familje palestineze që jetonte për tre breza në një shtëpi, është larguar me dhunë nga shtëpia në Jerusalemin lindor, pasi pretendohet se toka është e izraelitëve.
Familja Shamasne prej tetë anëtarësh, përfshirë 84 vjeçarin Ayyub dhe 75 vjeçaren Fahamiya, u larguan nga shtëpia e tyre nga forcat izraelite, raporton maan, transmeton portali arbresh.info
Jerusalem Post njoftoi se autoritetet u shoqëruan nga tre aktivistë të krahut të djathtë nga Fondi i Tokës së Izraelit, të drejtuar nga Arieh King, këshilltari i qytetit të Jerusalemit.
Në vidon e mëposhtme mund të shikoni se si njëri nga anëtarët e familjes u ndalua të hynte në shtëpi.
Sipas një ligji izraelit të vitit 1970, qytetarët hebrenj mund të kërkojnë pronat në Jeruzalemin lindor, që zotëroheshin nga populli hebre para luftës së vitit 1948 dhe krijimit të shtetit Izraelit.
Sipas ligjit, izraelitet duhet të vërtetojnë pronësinë dhe më pas mund të marrin tokën që u përket.
Megjithatë, palestinezët e dëbuar nga shtëpia nuk kanë të drejtë mbrojtje. Familja Shamasne u zhvendos nga shtëpia e tyre në Qatanna në Bregun Perëndimor më 1948. Pas luftës arabo-izraelite, Jordania mori kontrollin e Jeruzalemit lindor dhe përdori pjesën më të madhe të lagjes Sheikh Jarrah për të strehuar deri në 750,00 palestinezë të zhvendosur nga lufta./arbresh.info/
https://twitter.com/KaamilAhmed/status/904943551922003969?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F402108-shamasna-eviction-sheikh-jarrah-israeli-settlers%2F
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...