Të paktën 12 palestinezë u privuan nga liria gjatë bastisjeve të mbrëmshme që kryen forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim të shtimit të presionit dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite me muaj çdo natë kryejnë bastisje në lagjet e Bregut Perëndimor të pushtuar.
Gjatë bastisjeve forcat izraelite ndalojnë palestinezët që akuzohen për pretendimet lidhur me përfshirjen në aktivitete terroriste. Shumica e të ndaluarve kalojnë disa ditë në paraburgim.
Sipas Unionit të Familjeve të të Burgosurve Palestinezë, forcat izraelite vitin e kaluar kanë privuar nga liria së paku 1.600 palestinezë. Raporti i kësaj organizate ndër të tjera nënvizon se një e katërta e të ndaluarve janë të mitur, kurse në mesin e tyre të paktën janë 30 fëmijë të moshës nën 14 vjeçare.
Sipas institucioneve palestineze, në burgjet izraelite aktualisht ndodhen së paku 5,700 palestinezë, duke përfshirë një numër grash dhe fëmijësh.
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...