Një avion zbulues rus është rrëzuar mbi provincën siriane të Idlibit, gjersa operacioni i mbështetur nga turqit ka nisur kundër forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad.
Raportet fillestare sugjerojnë se avioni 7 milionë eurosh u rrëzua nga Ushtria Kombëtare e mbështetur nga Turqia, transmeton portali arbresh.info.
Ka edhe raporte që fraksioni revolucionar kishte shkatërruar dy tanke të qeverisë siriane gjatë përleshjeve të dhunshme.
Zhvillimet e fundit e sjellin anëtarin e NATO-s Turqinë dhe Sirinë të mbështetur nga Rusia në prag të konfrontimit të drejtpërdrejtë një ditë pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi fillimin e një operacioni të ri ushtarak që ishte i afërt.
Rusia dhe Turqia mbështesin palët kundërshtare në konfliktin nëntë vjeçar./arbresh.info/
12 minatorë të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht me lehtësi Yllin
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...