Kancelarja gjermane është parë duke u dridhur pa kontroll përsëri derisa ishte së bashku me kryeministrin finlandez në një takim bilateral.
Angela Merkel ka insistuar se është me shëndet të mirë pasi që përjetoi dridhjen e tretë brenda disa javëve.
Kësaj radhe Merkel ishte parë duke u dridhur më pak se dy herat e kaluara, dhe dridhja ndaloi kur Merkel lëvizi.
“Jam mirë dhe nuk duhet të shqetësoheni” ka thënë kacelarja gjermane në konferencën për shtyp pas takimit.
Dridhjet e pakontrolluara të saj kanë bërë që të lindin spekulime rreth shëndetit të saj. Herat e kaluara që u pa duke u dridhur Merkel i la fajin dehidrimit.
24 orë pasi që u pa duke u dridhur për herë të dytë ajo udhëtoi për në Japoni ku mbahej Samiti i G20’ës. Atje ajo ishte kujdesur që të mos binte shumë në sy të gazetarëve dhe u kishte ikur takimeve në publik me liderë të shteteve më të mëdha botërore.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi