Federata e Industrisë Britanike ka raportuar se firmat e këtij shteti kanë shënuar rritjen më të dobët në gjashtë vjetët e fundit gjatë tre muajve të kaluar.
Besohet se kjo gjendje është shkaktuar nga frika për ndarjen e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje dhe nga shtimi i pengesave në tregun botëror.
Indeksi i aktivitetit në sektorin privat gjatë tre muajve të kaluar ra nga zero sa ishte në janar, në minus tre në shkurt. Ky nivel paraqet pikën më të ulët që nga prilli i vitit 2013, kur Britania e Madhe po këndellej nga kriza financiare botërore.
Bizneset presin që kjo gjendje të vazhdojë edhe në tre muajt e ardhshëm, kur Britania pritet të largohet nga BE-ja. “Shumë kompani i kanë pakësuar investimet dhe vendimet e bizneseve po bëhen gjithnjë më të vështira”, tha udhëheqësja e Federatës së Industrisë Britanike, Rain Newton-Smith.
Në anën tjetër, Banka e Anglisë ka parashikuar që ekonomia e Britanisë së Madhe do të rritet për vetëm 0.2 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa rritja gjatë tërë vitit do të jetë më e dobëta që nga viti 2009, shkruan “Reuters”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër