Një zyrtar policor që punonte në një shkollë të mesme në Karolinë të Veriut, është suspenduar pas publikimit të një video ku shihet se si dhunshëm përplas për tokë një nxënës.
Sherifi në Vance suspendoi nga puna zyrtarin policor që u filmua nga kamerat e sigurisë duke e hedhur për tokë nxënësin, të cilin më pas e tërheq zvarrë dhe sërish e përplas për dyshemenë e korridorit të shkollës
Incidenti ka ndodhur gjatë javës së kaluar në një shkollë të mesme në Vance, 45 milje në veri të Raleigh, ku kamerat e sigurisë brenda lokalit filmuan rrahjen që shokoi opinionin por edhe prindërit e nxënësve.
Videoja fillon kur zyrtari policor dhe nxënësi po ecnin pranë njëri-tjetrit, kur në një moment pa kurrfarë paralajmërimi polici përplas për tokë nxënësin, të cilin më pas e tërheq zvarrë dhe sërish e godet për dyshemeje. /Telegrafi/
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...
Vjedhje në një xhami në Ferizaj, dëmtohen edhe kamerat e sig...