Është mbyllur dera e Kapelës Sistine, dhe 133 kardinalë kanë filluar sot raundin e dytë të votimit për të zgjedhur pasardhësin e Papës. Kjo është hera e parë nga katër raundet e planifikuara për sot, dy në mëngjes dhe dy të tjerë në pasdite.
Nëse votimi i mëngjesit rezulton i suksesshëm, tym i bardhë do të ngrihet mbi Vatikan, një shenjë për botën se Kisha Katolike ka një Papë të ri.
Në të kundërt, nëse as ky raund nuk sjell rezultat, pritet që nga oxhaku të dalë tym i zi, duke sinjalizuar se zgjedhja ka dështuar dhe do të vazhdohet me votimet e tjera.
Zgjedhja e Papës kërkon shumicën e dy të tretave nga kardinalët votues.
Procesi i Konklavës është i mbështjellë me sekrete të mëdha, ku jashtë botës i mbetet vetëm të presë dhe të shikojë ngjyrën e tymit që del nga Kapela Sistine.
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...