Protesta anti-qeveritare kanë shpërthyer në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.
Protestuesit janë ndeshur me Forcat Mbrojtëse të Libanit gjatë ditës së enjte, të acaruar nga shpërthimi i ditës së marte, i cili u shkaktuar nga 2,750 ton nitrat amoni i cili gjendej në depo i pa sigurt që nga viti 2013.
Shumica e libanezëve janë të pajtimit se neglizhimi i qeverisë ka bërë që të ndodh shpërthimi, nga i cili mbetën të vrarë së paku 137 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë janë lënduar, shkruan arbresh.info
Shpërthimi ka shkatërruar gjithë qytetin duke rrënuar qytete dhe biznese.
Deri më tani mediat libaneze kanë thënë se 16 persona janë arrestuar tashmë si të dyshuar nga qeveria.
Qe nga shpërthimi edhe dy zyrtarë kanë dhënë dorëheqje. Deputeti Marwan Hamadeh ka dhënë dorëheqje të mërkurën dhe ambasadori libanez në Jordani Tracy Chamoun ka dhënë dorëheqje të enjten duke thënë se kjo katastrofë ka treguar se vendi ka nevojë për një ndryshim në udhëheqje./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike